KQZ: Të premten pritet të përmbyllet rinumërimi - Gazeta Express
string(46) "kqz-te-premten-pritet-te-permbyllet-rinumerimi"

Lajme

Gazeta Express

29/01/2026 11:52

KQZ: Të premten pritet të përmbyllet rinumërimi

Lajme

Gazeta Express

29/01/2026 11:52

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Express që procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet këtë të premte.

Ai tha se deri të enjten në ora 10:00 janë rinumëruar rreth 88 për qind e vendvotimeve.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 312 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces”, tha Elezi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement