Zbulohen katër tipet e reja të personalitetit të përdoruesve të ChatGPT - Gazeta Express
string(71) "zbulohen-kater-tipet-e-reja-te-personalitetit-te-perdoruesve-te-chatgpt"

Fun

Gazeta Express

28/01/2026 20:06

Zbulohen katër tipet e reja të personalitetit të përdoruesve të ChatGPT

Fun

Gazeta Express

28/01/2026 20:06

Shkencëtarët kanë identifikuar katër tipa krejt të rinj personaliteti, në të cilët futen të gjithë përdoruesit e ChatGPT.

Sipas ekspertëve të Universitetit të Oksfordit dhe Berlin University Alliance, çdo përdorues ka një personalitet unik, me motivime dhe mënyra përdorimi të ndryshme.

“Entuziastët e AI” janë përdoruesit më të avancuar, të pasionuar pas teknologjisë dhe që kërkojnë përfitime praktike dhe sociale nga AI. Ky grup përbën 25.6% të përdoruesve të hershëm dhe janë të vetmit që ndjejnë një “prani sociale” gjatë bisedës me chatbotin, duke i trajtuar mjetet e AI si persona të vërtetë.

“Pragmatikët naive” përbëjnë 20.6% të përdoruesve dhe janë të fokusuar kryesisht tek lehtësia dhe rezultatet. Ata i japin përparësi përfitimeve praktike të AI ndaj shqetësimeve për privatësinë dhe nuk interesohen shumë për përfitimet sociale.

“Adoptuesit e kujdesshëm” janë grupi më i madh me 35.5% të përdoruesve. Ata janë kuriozë dhe praktikë, por gjithmonë vlerësojnë përfitimet funksionale kundrejt rreziqeve të mundshme. Ky grup tregon shqetësim të madh për privatësinë.

“Eksploruesit e rezervuar” përbëjnë 18.3% të përdoruesve dhe janë të dyshimtë ndaj teknologjisë. Ata “vetëm fusin një gisht në ujë” dhe nuk janë të bindur për përfitimet personale, duke u shqetësuar shumë për çështjet e privatësisë.

Ndërkohë që tre nga katër grupet kanë shqetësime serioze për privatësinë, të gjithë përdoruesit vazhduan të përdorin ChatGPT. Ekspertët paralajmërojnë se përpjekjet për ta bërë AI-në më njerëzore mund të kenë efekt të kundërt, pasi përdoruesit e ndërgjegjshëm për privatësinë mund të fajësojnë vetë AI-në për shkeljet e mundshme, duke ulur besimin në sistem.

Cili prej këtyre katër tipave të personalitetit të ChatGPT jeni ju? /GazetaExpress/  

Advertisement
Advertisement
Advertisement