“Mos na trego përralla, ishe nxitëse e sherrit” - Dalja e Keijsit nga shtëpia, Ina debaton me Arbër Hajdarin - Gazeta Express
string(102) "mos-na-trego-perralla-ishe-nxitese-e-sherrit-dalja-e-keijsit-nga-shtepia-ina-debaton-me-arber-hajdarin"

TV/Film

Gazeta Express

27/01/2026 22:26

“Mos na trego përralla, ishe nxitëse e sherrit” – Dalja e Keijsit nga shtëpia, Ina debaton me Arbër Hajdarin

TV/Film

Gazeta Express

27/01/2026 22:26

Pas daljes së Keijsit nga shtëpia, i cili u përjashtua me Zarf të Zi nga Vëllai i Madh, Ina nuk ka pranuar që ta ketë nxitur Keijsin në debatin e ashpër që ai pati me Kristin.

Ndërsa Ina po shpjegonte se si agrovoi debati, opinionisti Arbër Hajdari i ka cilësuar të gjitha shpjegimet si përralla.

Pjesë nga debati:

Ina: Klipi ka nisur kur unë u futa në dhomën e gjumit dhe thashë një moment: ‘Sa ajër i rëndë është këtu brenda’.

Arbër Hajdari: Mos na trego përralla tani, edhe ti e nxite atë. Doje ta ngatërroje edhe Keijsin. Na tregon përralla tani.

Ina: Nuk po justifikoj Keijsin.

Arbër Hajdari: A mund të na tregosh të lutem se përse ishe një nga nxitëset e sherrit?

Ina: E kam nxitur unë?

Miri: Sigurisht që e ke nxitur.

Ina: Kur unë kam thënë këtë, Kristi më është drejtuar mua: ‘O pise femër, o zhulse, t’i marr rrobat dhe t’i hedh në pishinë’. Keijsi e dëgjoi dhe tha: ‘Do flas unë me të’.

Advertisement
Advertisement
Advertisement