Një poezi e shkruar mbi 120 vjet më parë nga figura fetare Hazrat Mirza Ghulam Ahmad, i njohur si Mesiu i Premtuar dhe Imami Mahdi, ka rikthyer vëmendjen e njerëzve pasi disa interpretojnë se ajo mund të paralajmërojë një ngjarje apokaliptike sot.
Në poezi, botuar rreth vitit 1905, Ahmad përshkruante tërmete masive, shkatërrim të rajoneve të tëra, rrjedhje gjaku si lumenj dhe fenomene të pazakonta në qiell, duke paralajmëruar se “edhe zogjtë nuk do të shpëtojnë”.


Ai përmendte gjithashtu një fatkeqësi që do të godiste Cezarin e Rusisë, që disa e lidhin me konfliktet moderne, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet me SHBA dhe NATO-n.
“Dita e shenjës do të vijë, që do të përmbysë fshatra, qytete e fusha. Zemërimi i Zotit do të sjellë revolucion në botë,” shkruante Ahmad.
“Papritmas, një tërmet do të shkundë rëndë njerëzit, pemët, malet dhe detet. Në një çast, toka do të kthehet dhe rrjedhat e gjakut do të rrjedhin si lumenjtë e ujit.”
Ahmad, i lindur në Indi në vitin 1835, themeloi Lëvizjen Ahmadiyya në Islam dhe i kushtoi jetën mbrojtjes së besimit të tij, duke pretenduar gjithashtu se mori shpallje hyjnore. Ndjekësit e tij besojnë se ai ishte udhëheqësi i pritur në profecitë islame për Fundin e Kohës.


Megjithatë, disa skeptikë theksojnë se lidhjet me tensionet globale të sotme janë të diskutueshme, pasi Rusia nuk ka më një Cezar në 2026 dhe disa mendojnë se parashikimet i referoheshin një tërmeti të madh në Indi para vdekjes së tij.
Parashikimi i Ahmad ka rikthyer vëmendjen në vitin 2026, ndërsa shkencëtarët në SHBA përgatiten të përditësojnë “Sahatin e Kijametit”, që tregon se sa afër është bota ndaj një katastrofe globale, përfshirë luftën bërthamore. Aktualisht, ora tregon 89 sekonda deri në mesnatë, më afër se kurrë në historinë e saj 78-vjeçare. /GazetaExpress/