Disa zakone të këqija janë të vogla. Disa duken të padëmshme. Por me kalimin e kohës, ato grumbullohen, dhe papritmas njeriu pyet veten se si ka përfunduar aty ku është.
Dr. Arif Khan, neurolog pediatrik, thotë se tre truke të thjeshta mund të ndihmojnë në ndërprerjen e cikleve që marrin kontrollin mbi jetën tonë. Ai identifikon “cue shift” (ndryshimi i sinjalit), “rregullin e një hapi” dhe “reward rewrite” (ndryshimi i shpërblimit) si mjete praktike për të ndalur modelet negative.
Në një video në kanalin e tij në YouTube, The Brain Project, Khan shpjegon:
“A keni vënë re si fillon dita juaj? Hapni sytë, dhe duart tuaj e dinë menjëherë çfarë të bëjnë. Të njëjtat aplikacione, të njëjtat rrugë drejt kuzhinës, të njëjtat rutina që kurrë nuk i zgjodhët vetë. Ndjehet automatik, sepse është. Zakone nuk janë tipar personaliteti, janë shkurtore neurale që truri krijon për të kursyer energji.”
Ai shpjegon se zakonet fillojnë me një sinjal ose ndjesi, dhe çelësi për t’i ndryshuar është të kuptosh se çfarë ndodh përpara se të ndodhë sjellja, në mënyrë që të ndërpritet cikli automatik dhe të zgjidhet një përgjigje tjetër.

“Dua Lipa surprizon fansat në janar 2025 duke pirë duhan.”
Khan rekomandon gjithashtu të ndahen objektivat e mëdha në hapa të vegjël të realizueshëm dhe të zëvendësohet shpërblimi i vjetër me një shpërblim të ri, si një frymëmarrje e thellë ose një moment krenarie, në mënyrë që truri të marrë akoma kënaqësi.
Ai shpjegon se truri formon zakone të reja duke krijuar shkurtore mendore. Pasi një shkurtore është formuar, truri ka tendencë ta përdorë atë vazhdimisht, edhe kur është e dëmshme.
“Pasi truri krijon një shkurtore, ai e do ta përdorë, edhe kur ajo punon kundër jush,” tha Khan. Ekspertët shpjegojnë se kjo ndodh sepse truri preferon rrugën me rezistencën më të ulët. Rutinat e njohura kërkojnë më pak energji se vendimmarrja e re ose planifikimi për të papriturat.
Kur përpiqesh të ndryshosh një sjellje, kjo mund të duket e vështirë sepse ndërpret një rrugë të mirëformuar neuronale dhe detyron trurin të punojë më shumë.
Khan shpjegon se bazal ganglia, struktura e trurit përgjegjëse për “autopilotin”, ruan modelet e sjelljes që përsëriten shpesh. Kur truri sheh diçka që e ka bërë më parë, ai supozon se është e lehtë dhe e përsërit atë.
Tre truket për të thyer zakonet
1. Cue shift (ndryshimi i sinjalit)
Çelësi është të identifikosh ndjesinë ose sinjalin që shfaqet përpara sjelljes. Kjo është pika ku mund të ndërpritet cikli automatik. Kur ndjen këtë ndjesi, krijo një pauzë, dhe kjo të jep mundësinë të zgjedhësh një reagim tjetër.
2. Rregulli i një hapi
Objektivat e mëdha mund të duken të pamundura. Truri nuk kundërshton ndryshimin sepse është dembel, por sepse ndryshimi duket shumë i madh. Rregulli i një hapi thotë: thjeshtëzo detyrën në një hap të vogël, të realizueshëm.

“Taylor Swift e kapur duke kafshuar thonjtë në publik.”
Shembuj: Lexoni një faqe, bëni një push-up, shkruani një fjali, pini një gotë ujë.
3. Reward rewrite (ndryshimi i shpërblimit)
Zakone të këqija vazhdojnë sepse ndjehemi të shpërblyer nga lirimi i dopaminës. Për ta thyer zakonin, nuk e heqim shpërblimin, por e zëvendësojmë me një shpërblim të ri dhe të kuptueshëm.
Shembuj: një frymëmarrje e thellë, një moment krenarie, ose një gjest fizik si vendosja e dorës mbi kraharor.
Khan përfundon:
“Zakone të vjetra u ndërtuan pa e kuptuar, zakone të reja do të ndërtohen me vetëdije.” /GazetaExpress/