Mario Banushi, regjisori shqiptar që fitoi “Luanin e Argjendtë” - Gazeta Express
string(60) "mario-banushi-regjisori-shqiptar-qe-fitoi-luanin-e-argjendte"

Arte

Gazeta Express

27/01/2026 16:51

Mario Banushi, regjisori shqiptar që fitoi “Luanin e Argjendtë”

Arte

Gazeta Express

27/01/2026 16:51

Një lajm historik për artin shqiptar: Mario Banushi fiton “Luanin e Argjendtë” në Bienalen e Venecias. 27-vjeçari triumfoi në Festivalin e 54-të Ndërkombëtar të Teatrit, duke u bërë regjisori më i ri në historinë e Bienales që nderohet me këtë çmim prestigjioz.

Vlerësimi i Këshillit të Administrimit të Bienales erdhi për gjuhën e tij teatrale unike, thellësisht vizuale dhe joverbale.
Veprat e Banushit shpalosin rrëfime autobiografike mbi humbjen, mungesën, familjen dhe kujtesën. Shfaqjet e tij janë prezantuar në Nju-Jork, Londër, Berlin, Milano, Vjenë, Montreal dhe Taipei.
I rritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, ai ka studiuar aktrim në Athinë dhe që herët ka ndërtuar një identitet artistik të veçantë. Vepra “Mirupafshim, Lindita”, e lindur nga një tragjedi personale, u kthye në kryevepër skenike dhe sukses ndërkombëtar.

Në lidhje direkte nga Athina për ABC e Mëngjesit, edhe pse i vlerësuar shpesh si grek, Banushi e thotë me krenari: “Jam shqiptar.”

Sot, emri i tij renditet mes më të rëndësishmëve të teatrit evropian, pasi ai ka fituar gjatë viteve të fundit disa çmime ndërkombëtare në festivalet më të rëndësishme të teatrove në nivel global./abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement