Recension: Shame and Money - Gazeta Express
string(25) "recension-shame-and-money"

Arte

Gazeta Express

26/01/2026 19:56

Recension: Shame and Money

Arte

Gazeta Express

26/01/2026 19:56

Në botën e çiftit kosovar të moshës së mesme, Shabanit (Astrit Kabashi) dhe Hatixhes (Flonja Kodheli), kapitalizmi i vonshëm nuk është normë. Në filmin e tij më të ri, Shame and Money, regjisori kosovar me vendbanim në Gjermani, Visar Morina, fokusohet te dy personazhe që ai thotë se janë bazuar në mënyrën si ai e ka marrë me mend se do të ishin prindërit e tij në ditët e sotme. Filmi është shkruar nga Morina dhe Doruntina Basha (e cila po ashtu ka qenë bashkëskenariste e filmit ‘Pikë uji’, përzgjedhja e Shqipërisë për Oscar 2025). Shame and Money është pa dyshim një nga zbulimet e hershme kritike të garës World Cinema Dramatic Competition në Sundance 2026, ku sapo ka pasur premierën botërore. Ky është filmi i tretë artistik i Morinës dhe i dyti që merr pjesë në këtë garë, pas Exile në vitin 2020.

Nga: Olivia Popp

Regjisori na çon fillimisht në fshat, ku takojmë familjen e gjerë të Shabanit, të përfshirë në një dramë për shkak të vëllait të tij problematik, Liridonit (Tristan Halilaj), i cili vazhdimisht kërkon para. Ndërsa Hatixhe kujdeset për një stallë të mbushur plot me lopët e tyre të dashura, Shabani ndërton një gardh të ri – punë fizike e bërë me pasion dhe vetërespekt të madh. Por kur lopët e tyre zhduken bashkë me Liridonin, çifti detyrohet të vendoset në Prishtinë për të gjetur punë dhe për të fituar mjaftueshëm para që të kujdesen edhe për nënën e moshuar dhe të sëmurë të Shabanit.

Të hedhur në një mjedis të jofamiljar, të dy janë vërtet të hutuar. Për shembull, ata nuk e kuptojnë konceptin e depozitës, përveç asaj të qirasë mujore. Ndërsa Hatixhe kujdeset për vjehrrin e motrës së saj Lina (Fiona Gllavica), e cila jeton në luks falë burrit të saj të pasur, Albanit (Alban Ukaj), Shabani kërkon punë dhe punon herë pas here në lokalin e Albanit.

Titulli i filmit është i thjeshtë, por thelbësor për kritikën e mprehtë sociale. “Turpi është luks,” i thotë Hatixhia Linës, duke pasqyruar kështu shqyrtimin e fuqishëm të filmit mbi dinjitetin, qëndrimin besnik ndaj vlerave të veta dhe çmimin e mbijetesës. Më pas, pasi Lina i dhuron disa rroba Hatixhes: “Është sikur po më blen.” Ashtu siç Kohët moderne të Chaplinit që sjellin në jetë dhe na e kujtojnë zhurmën e makinerisë kapitaliste të shekullit XXI, Shabani dhe Hatixhe duket se punojnë pa fund, por Morina nuk bie në grackën e

përsëritjes. Përkundrazi, ai fokusohet në mënyrën se si kushtet në të cilat janë katandisur protagonistët e tij nuk janë thjesht demonstruese të një mënyre tjetër jetese – transaksionale në rastin më të mirë, skllavëruese në rastin më të keq – por një mënyrë krejtësisht tjetër e të menduarit, për të cilën jemi të trajnuar të gjithë.

Morina përdor një përzierjen eklektike të tingujve, duke bashkuar një kolonë zanore urgjente dhe disonante nga Mario Batkovic me këngë tradicionale popullore dhe muzikë më popullore shqiptare, që reflektojnër dualitetet e brendshme të filmit. Një sekuencë e gjatë fantazie në fund të filmit na fton të pyesim se çfarë do të besojmë kur të shfaqet, gjë që bëhet frikshëm më e rëndësishme pikërisht në këtë moment se sa që do të donte kushdo të imagjinonte. Shame and Money do të rezonojë fort me këdo që ka luftuar për të mbijetuar – ose ka parë familjen dhe miqtë e tij ta bëjnë këtë.

Xhirimi kryesisht me kamerë dore e drejtori të fotografisë, Janis Mazuch, është i thjeshtë në mënyrë të bukur, duke ndjekur nga afër – por kurrë në mënyrë invazive – Shabanin, posaçërisht, teksa ai detyrohet vazhdimisht të vrapojë përreth, duke pritur në anë të rrugës për punë të rastësishme nga individë të privilegjuar. Në një skenë që mund të tronditë shikuesit që nuk janë të njohur me kryeqytetin kosovar, kamera e Mazuch qëndron fillimisht te punëtorët që presin dhe më pas te statuja e Bill Clintonit në bulevardin që mban emrin e ish-presidentit amerikan në Prishtinë, e cila mbetet e ngrirë në një gjest përshëndetjeje, si një fantazmë e frikshme e rendit neoliberal botëror.

Shame and Money është një prodhim i Vicky Bane dhe Schuldenberg Films (Gjermani), bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova (Kosovë), Vertigo Ljubljana (Slloveni), On Film Production (Shqipëri), List Production (Maqedoni e Veriut) dhe Quetzalcoatl (Belgjikë). Filmi shitet në mbarë botën nga The Yellow Affair.

https://cineuropa.org/en/newsdetail/487968

/cineuropa.org

/Përkthimi: Donjeta Abazi

Advertisement
Advertisement
Advertisement