KONSTIPACIONI APO KAPSLLËKU - Gazeta Express
string(27) "konstipacioni-apo-kapslleku"

Shneta

Gazeta Express

26/01/2026 10:08

KONSTIPACIONI APO KAPSLLËKU

Shneta

Gazeta Express

26/01/2026 10:08

Kapsllëk apo konstipacion  do të thotë jashtëqitje të rralla më pak se 3 here në javë.

Nganjëherë shoqërohet me jashtëqitje të forta.

Shkaktarët më të shpeshtë të kapsllëkut janë:
-Kequshqyerja ( pak ushqime me  fibra (pak fruta, perime, drithëra integrale), ushqimet e  përpunuara, marrje e pamjaftueshme e ujit)
-Stili i jetesës( mungesë aktiviteti fizik,qëndrim i zgjatur në pozitë ulur, etj.
-Barnat(qetësues (sidomos opioidë),antidepresivë,kalciumi, disa barna për mjekimin e shtypjes së gjakut.
-Faktorë psikogjen (stresi, ankthi).
-Sëmundjet:
-Hemorroidet (dhimbja pengon defekimin)
– Divertikulumet
– Polipet
-Kanceri
-Hipotiroidizëm
-Diabet apo semundja e sheqerit
-Sindroma e zorrës së irrituar (IBS)
-Sëmundje neurologjike (p.sh. Parkinson), etj.
-Gjendjet fiziologjike( shtatzënënësia,
-mosha e shtyer)
-Manifestimi klinik
-Dhimbje e barkut
-Fryrje në bark
-Tugë
-Dhimbje në fund të zorrës
-Ndërlikimet
-Fisura apo çarje anale
-Hemorroide
-Gjak në feçe
-Kruarje , etj.

Kur duhet te brengosemi:
-Humbja në peshë
-Pagjakësia
-Gjakderdhjet
-Fryrja e barkut
-Dhimbje e forta në bark,etj.

Diagnoza
-anamnezë
-ekzaminim klinik
-analizat laboratorike
-eko e barkut, CT apo MRI
-metoda kryesore KOLONOSKOPIA.

Pasoja tjera janë divertikulumet dhe kanceri.

Nëse kapsllëku  zgjat  atëherë është faktor rreziku për kancerin  e zorrës së trashë pasi kemi qëndrim të zgjatur  të feçeve në zorrë të trashë, kontakti më i gjatë i mukozës së zorrës me substanca kancerogjene.

Trajtimi
-Ndryshimi i stilit të jetës:
-Fibra + ujë
-Aktivitet fizik
-Orar i rregullt defekimit
-Barnat-laksativët:
-Laksativë voluminozë
-Laksativë osmotikë (laktulozë)
-Supozitorë/klizma (raste të zgjedhura)

Kujdes: përdorimi i gjatë të laksativëve pa rekomandim dhe pa kontroll mjekësore mund ti fsheh shkaktarët e kapsllëkut.

Trajtimi

-Ndryshimi i stilit të jetës:
Fibra + ujë
Aktivitet fizik
Orar i rregullt defekimi

Mjekimi me barna:
Laksativë voluminozë
Laksativë osmotikë (laktulozë)
Supozitorë/klizma (raste të zgjedhura)

 “Zorra e pastër  është bazë për trup dhe mendje të shëndoshë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement