Hana e Kosovës që bënë dritë në  “The Voice of Finland” - Gazeta Express
string(52) "hana-e-kosoves-qe-bene-drite-ne-the-voice-of-finland"

Arte

Gazeta Express

25/01/2026 20:38

Hana e Kosovës që bënë dritë në  “The Voice of Finland”

Arte

Gazeta Express

25/01/2026 20:38

19-vjeçarja nga Kosova “e çan” skenën e  “The Voice of Finland” me zërin e saj fantastikë.

Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë. Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastikë. 

Me këngën “How i was supposed to live without you”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.

Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët. Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”. Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Hana Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Tash e një vit, ajo jeton në Finlandë me prindërit dhe tre vëllezërit, të cilët u shpërngulën atje vite më parë për të ndjekur studimet.

“Që kur isha e vogël kam ëndërruar të këndoj në skena të mëdha dhe të bëhem një artiste profesionale. Kjo ëndërr tani ka nisur të bëhet realitet,” shprehet Hana.

Historia e saj është dëshmi se talenti, puna dhe ëndrra e madhe mund ta çojnë zërin e Kosovës në skenat ndërkombëtare.

Interpretimi i Hana Orllatit => https://www.youtube.com/watch?v=p0ell8FEO5w

Advertisement
Advertisement
Advertisement