Interesim i 'jashtëzakonshëm' për Vedat Muriqin nga "të gjitha anët" - Gazeta Express
string(64) "interesim-i-jashtezakonshem-per-vedat-muriqin-nga-te-gjitha-anet"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2026 18:20

Interesim i ‘jashtëzakonshëm’ për Vedat Muriqin nga “të gjitha anët”

Futboll

Gazeta Express

23/01/2026 18:20

Vedat Muriqi po shkëlqen në këtë sezon në La Liga me Mallorcan.

Ai ka shënuar 14 gola deri më tani në këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll.

Kështu, shumë skuadra të mëdha evropiane dhe jo vetëm, kanë shprehur interesim të madh për sulmuesin dardan, sipas “Transfermarkt”.

Interesim të madh kanë shfaqur nga Turqia, me Galatasarayn dhe Fenerbahçen që i janë vënë pas.

Përveç skuadrave turqe, interesim është shfaqur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Arabia Saudite.

Mallorca e vlerëson kartonin e tij pothuajse 12 milionë euro, me Muriqin që ka kontratë deri më 2029 me klubin nga ishulli./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement