VLEN i mashtroi qytetarët, nuk ua dhanë 10 mijë eurot e premtuara, alarmoi BDI - Gazeta Express
string(76) "vlen-i-mashtroi-qytetaret-nuk-ua-dhane-10-mije-eurot-e-premtuara-alarmoi-bdi"

Maqedoni

Gazeta Express

22/01/2026 15:03

VLEN i mashtroi qytetarët, nuk ua dhanë 10 mijë eurot e premtuara, alarmoi BDI

Maqedoni

Gazeta Express

22/01/2026 15:03

Koalicioni VLEN në krye me Izet Mexhitin i mashtroi qytetarët duke ju premtuar se do u japin nga 10 mijë euro, por të njëjtën nuk e kanë realizuar. Kështu ka reaguar sot Bashkimi Demokratik për Integrim, raporton Portalb.mk.

Nga BDI thonë se një nga mashtrimet më të mëdha, më të bujshme dhe më të përsëritura publikisht ishte premtimi për 10 mijë euro për çdo qytetar.

Ata theksojnë se kjo nuk ishte një slogan i paqartë, kjo ishte premtim i drejtpërdrejt i shitur si zgjidhje konkrete dhe o përdorur për të fituar besimin e qytetarëve

“Çfarë ndodhu me këto 10 mijë euro, ku janë sot? Nuk ka afat, nuk ka plan, nuk ka mekanizëm, nuk ka llogaridhënie…Kjo nuk është vetëm papërgjegjësi politike, është mashtrim ndaj qytetarëve. Kur u premton njerëzve 10 mijë euro, u krijon pritshmëri reale për një jetë më të mirë”, thanë nga BDI.

Advertisement
Advertisement
Advertisement