Trump pyetet për amerikanët që nuk mendojnë se ekonomia po ecën mirë: Trashëgova "rrëmujë" nga Biden - Gazeta Express
string(97) "trump-pyetet-per-amerikanet-qe-nuk-mendojne-se-ekonomia-po-ecen-mire-trashegova-rremuje-nga-biden"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 22:34

Trump pyetet për amerikanët që nuk mendojnë se ekonomia po ecën mirë: Trashëgova “rrëmujë” nga Biden

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 22:34

I pyetur për amerikanët që nuk mendojnë se ekonomia po ecën mirë, Donald Trump pohon se trashëgoi një “rrëmujë të tmerrshme” nga ish-Presidenti Joe Biden, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se puna që ka bërë që kur mori detyrën është një “mrekulli” dhe një “pamje e bukur”, duke shtuar se “çmimet po ulen shumë”.

Të dhënat ekonomike nga shtatori tregojnë se norma e inflacionit në SHBA arriti në 3% për herë të parë që nga janari 2025, ndërsa besimi i konsumatorit ra në nivelin më të ulët që nga prilli për shkak të shqetësimeve mbi koston e jetesës, vendet e punës dhe ekonominë në përgjithësi.

Ndërsa çmimet e karburantit dhe vezëve kanë rënë, ushqimet e tjera janë më të shtrenjta dhe amerikanët mbeten të pakënaqur me koston e strehimit, kujdesit për fëmijët dhe kujdesit shëndetësor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement