Promovimi i librit “Drejt Dritës” - Gazeta Express
string(31) "promovimi-i-librit-drejt-drites"

Arte

Gazeta Express

20/01/2026 16:46

Promovimi i librit “Drejt Dritës”

Arte

Gazeta Express

20/01/2026 16:46

Libri “Drejt Dritës: bisedë me Kimete Mitrovicën” do të promovohet më 21 janar, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë:

Bernard Nikaj – autor i librit

Bernard Nikaj është ligjërues në RIT Kosovë. Ai ka shërbyer më parë si ambasador i Kosovës në Belgjikë dhe në Luksemburg, si dhe shef i Misionit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai ka qenë ministër i Tregtisë dhe i Industrisë në Qeverinë e Kosovës, gjatë së cilës kohë ka udhëhequr negociatat tregtare të Kosovës si pjesë e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nikaj është doktor i shkencave nga Universiteti i Maastricht-it dhe ka përfunduar studimet Master në London School of Economics (LSE). Është përfitues i bursës Chevening nga Ministria e Jashtme Britanike për studimet Master, si dhe i bursës Netherlands Fellowship Program (NFP) nga Qeveria e Holandës për studimet e doktoratës. Po ashtu, ka kaluar një semestër si studiues vizitor në kuadër të programit Fulbright në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley. Ai është gjithashtu anëtar i programit FCO International Leaders Program (ILP).

Kimete Mitrovica– autore

Kimete Mitrovica është anëtare themeluese e fondacionit “Ydriz Basha” dhe e radios “Jehona e Shqipes”, me seli në Bruksel. Ajo ka mbi 30 vjet përvojë në arsimin ndërkombëtar dhe ka shërbyer si drejtore ekzekutive e Bordit Ndërkombëtar për Libra për të Rinj (IBBY) në Zvicër, si dhe së fundmi e Komisionit Australiano-Amerikan Fulbright. Ka iniciuar projekte në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Bruksel dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për mbledhjen, mbrojtjen në formatin digjital dhe publikimin online të arkivave të diasporës shqiptare. Kimetja ka qenë gjithmonë aktive në mbrojtjen e të pafavorizuarve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në Ballkan. Është bashkëthemeluese e Reflexione, lëvizja e parë apolitike e grave në Shqipëri, si dhe e një librarie të pavarur për fëmijë në Bruksel. Ka redaktuar disa libra të botuar në Belgjikë, Angli dhe Shqipëri. Kimetja ka jetuar në Australi dhe Kanada, ku ka përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi angleze, si dhe për edukim në Universitetin e Torontos.

Laura Pollozhani- Dr. e shkencave politike

Lura Pollozhani është hulumtuese dhe këshilltare për politika në fushën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me fokus te shtetësia, lëvizjet shoqërore, barazia gjinore dhe konsolidimi demokratik në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka doktoraturë (PhD) në të Drejtë dhe Politikë nga Universiteti i Gracit dhe MSc në Studime Evropiane nga London School of Economics. Ka shërbyer si këshilltare e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke udhëhequr bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reformat për anëtarësimin në NATO. Është bashkëthemeluese e Stella Network për mentorimin dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. Ajo është gjithashtu anëtare e Biepag.

Promovimi do të moderohet nga Jeta Zymberi.

Rreth librit:

“Drejt Dritës” është një rrëfim reflektues mbi jetën e Kimete Mitrovicës në sfondin më të gjerë të mërgimit shqiptar, të represionit politik dhe luftës së gjatë për dinjitet dhe përkatësi. I ndërtuar përmes një sërë bisedash të përpunuara me kujdes, libri ndërthur kujtesën personale me historinë kolektive, duke ofruar një dëshmi të rrallë në vetën e parë për mërgimin jo vetëm si zhvendosje fizike, por si një proces jetësor i formimit të identitetit. E lindur në një familje të formësuar nga kontributi kombëtar dhe përndjekja politike, jeta e Kimetes shpaloset përtej kufijve dhe sistemeve politike, nga trauma e ndarjes së detyruar dhe e mërgimit, deri te qëndrueshmëria e heshtur e rindërtimit të jetës në vende të huaja. Duke sjellë kujtesën personale në dialog me historinë, Drejt Dritës u ofron lexuesve një rrëfim thellësisht njerëzor mbi mërgimin – një rrëfim që shkon përtej traumës…

Advertisement
Advertisement
Advertisement