Vitia për rastin e Sllamnikut: Eksperimentet e tilla  bëhen tek minjtë, jo tek fëmijët - Gazeta Express
string(83) "vitia-per-rastin-e-sllamnikut-eksperimentet-e-tilla-behen-tek-minjte-jo-tek-femijet"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 16:01

Vitia për rastin e Sllamnikut: Eksperimentet e tilla  bëhen tek minjtë, jo tek fëmijët

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 16:01

Sot në emisionin “Kosova Live” në T7 u diskutua një prej rasteve më shqetësuese mediatike, ai i Arianit Sllamnikut, i cili, sipas raportimeve në media, dyshohet se disa personave u ka shitur ilaçe të destinuara për kafshë, me pretendimin se me to fëmijët mund të shërohen nga autizmi.

Lidhur me këtë rast, gazetari i shëndetësisë Bujar Vitia, duke folur në studio, ka theksuar se kemi të bëjmë me një çështje jashtëzakonisht serioze dhe se, sipas vlerësimit të tij, rasti mund të përbëjë një formë eksperimenti klinik mbi njerëz.

Ai ka thënë se në vendet normale dhe të zhvilluara, produkte të tilla nuk përdoren kurrë drejtpërdrejt te njerëzit, por testohen fillimisht në kushte të kontrolluara duke nisur nga minjtë.

VIDEO:

Advertisement
Advertisement
Advertisement