Kub France Shkodra sjell një udhëtim virtual në kryeqytetin e Francës - Gazeta Express
string(69) "kub-france-shkodra-sjell-nje-udhetim-virtual-ne-kryeqytetin-e-frances"

Arte

Gazeta Express

20/01/2026 15:33

Kub France Shkodra sjell një udhëtim virtual në kryeqytetin e Francës

Arte

Gazeta Express

20/01/2026 15:33

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do t’u ofrojë nxënësve të shkollave një përvojë interaktive me ekspozitën “Udhëtim në Notre Dame de Paris”.

Kjo ekspozitë e menduar për fëmijë të moshave 10-13 vjeç, është pjesë e Kub France Shkodra, ku pjesëmarrësit do të mund të bëjnë një udhëtim unik mes artit, historisë dhe teknologjisë. Në këtë aktivitet edukativ zbulohet historia e katedrales së famshme të Parisit, duke ndjekur historikun e saj nga një monument ikonë i trashëgimisë botërore, deri te procesi i rindërtimit pas dëmtimit të rëndë nga zjarri.

Aktiviteti me nxënësit e shkollave përfshin fotografi, piktura, video, momente operistike, si edhe lojëra edukative dhe realitet virtual, duke iu mundësuar të eksplorojnë katedralen Notre Dame nga këndvështrime të ndryshme.

Muzeu “Marubi” thotë se, përvoja nxit kuriozitetin, të menduarit kritik dhe imagjinatën, duke e zhvilluar mësimin në formën e një udhëtim përmes kulturës evropiane.

Gjatë aktivitetit nxënësit do të udhëhiqen nga ekipi edukativ i Kub France Shkodra. /TemA



Advertisement
Advertisement
Advertisement