Filma të shkurtë të Hanis Bagashov në Armata - Gazeta Express
string(44) "filma-te-shkurte-te-hanis-bagashov-ne-armata"

Arte

Gazeta Express

20/01/2026 15:19

Filma të shkurtë të Hanis Bagashov në Armata

Arte

Gazeta Express

20/01/2026 15:19

Këtë të mërkurë, me 21 janar duke filluar prej orës 19:00, në Kino Armata do të shfaqen dy filma të shkurtë të Hanis Bagashov.

‘The Rabbit is Dead’ (2025)
Në këtë portret të mprehtë dhe satirik, Eva, një regjisore e re, përpiqet të zhvillojë projektin e saj të parë filmik, duke balancuar jetën e saj personale – e gjitha e rrëfyer nga personazhi fiktiv në filmin e saj.

‘Mushrooms Grow in Memory’ (2025)
Një familje shikon pamje të gjyshit të tyre të ndjerë, duke shkaktuar një valë kujtimesh në një meditim hipnotik mbi pikëllimin dhe kohën.

Hanis Bagashov (lindur në vitin 1999, në Maqedoninë e Veriut) ka diplomuar në regji filmi në NATFA – Sofje. Ai është dy herë pjesëmarrës në Berlinale Talents, si dhe në Sarajevo Talents dhe Akademinë IDFA. Punimet e tij fotografike janë ekspozuar në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup. Si aktor, ai shfaqet në filmat *When the Day Had No Name* nga Teona Strugar Mitevska, *Sisterhood* nga Dina Duma dhe *When They Bloom* nga Gvozden Ilić. Ai është programues i garës studentore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Vëllezërve Manaki.

Hanis do të jetë prezent për të prezantuar filmat, dhe do keni mundësi ta takoni pas shfaqjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement