Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se Presidenti rus Vladimir Putin u ftua të bashkohej me “Bordin e Paqes” të Trumpit.
“Ai është ftuar”, u tha Trump gazetarëve ndërsa hipte në Air Force One të hënën, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte thënë më parë se Putini e kishte marrë ftesën “përmes kanaleve diplomatike”.
Nuk është e qartë se sa ftesa janë dërguar për këtë bord. Informacioni rreth vendeve dhe udhëheqësve globalë që janë ftuar të bashkohen ka ardhur nga shtetet individuale, në vend të Shtëpisë së Bardhë.