U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë, Ministria e lajmëron në polici Arianit Sllamnikun - Gazeta Express
string(109) "u-raportua-se-u-pershkroi-ilace-te-kafsheve-femijeve-autike-ministria-e-lajmeron-ne-polici-arianit-sllamnikun"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 22:34

U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë, Ministria e lajmëron në polici Arianit Sllamnikun

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 22:34

Është raportuar se Arianit Sllamniku pretendon që “kuron” autizmin, duke iu marrë familjeve nga 400 euro dhe iu jep fëmijëve “ilaçe për kafshë”.

Për këtë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila ka kërkuar nga qytetarët që që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht.

Ministria ka treguar se ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

Postimi i plotë:

Reagim

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

Shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional.

E tmerrshme, storja në Klan Kosova për Arianit Sllamnikun: U jep ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë, “shërimi” 4 mijë euro

Advertisement
Advertisement
Advertisement