Parashikimi i motit për javën e ardhshme - Gazeta Express
string(43) "parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme-17"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 20:07

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 20:07

Parashikimi i motit për javën e ardhshme pritet të jetë i vranët, me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe, vende-vende, mjegull, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik.

Sipas Institutit, të enjten vende-vende priten riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen edhe fjolla bore. Temperaturat do të jenë të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të hënën temperaturat minimale do të jenë -9 deri -7°C, ato maksimale -1 deri 3°C.

Të martën temperaturat minimale do të shënojnë -9 deri -7 C, ato maksimale 1 deri °5C.

Ditën e mërkurë, temperaturat minimale do të jenë -8 deri -5°C dhe maksimale: 1-4°C.

Sipas Institutit, të enjten vende-vende priten riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen edhe fjolla bore. Temperaturat do të jenë të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Të enjten temperaturat minimale do të shënojnë -3 deri -1°C, ato maksimale: 3 deri 5°C.

E të premten, temperaturat minimale: -2 deri 1°C, temperaturat maksimale:  3 deri 7°C. /KosovaPress

Advertisement
Advertisement
Advertisement