Qytetari gjeti kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj, e dorëzoi në polici dhe e mori pronarja - Gazeta Express
string(92) "qytetari-gjeti-kuleten-me-mbi-1-mije-euro-ne-ferizaj-e-dorezoi-ne-polici-dhe-e-mori-pronarja"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 18:13

Qytetari gjeti kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj, e dorëzoi në polici dhe e mori pronarja

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 18:13

Policia njofton se sot rreth orës 16:00, qytetari A.Rexhepi, 32 vjeç nga Ferizaj  në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, në parkingun e “Viva Fresh Store”, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.

Policia informon se “në portofol ndodheshin 1,133.50 euro, 10 franga, 5 dollarë, si dhe dokumente personale në emër të B.Ç, 29 vjeçe, e cila pas identifikimit është kontaktuar dhe është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj, ku i është kthyer portofoli me të gjitha paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi për gjestin human dhe shembullor, duke vlerësuar lartë ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement