Arrestohet një person në Ferizaj për ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes - Gazeta Express
string(80) "arrestohet-nje-person-ne-ferizaj-per-ngacmim-seksual-dhe-sulm-ndaj-bashkeshortes"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 9:35

Arrestohet një person në Ferizaj për ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 9:35

Nje burrë në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj një gruaje.

Ai dyshohet se “sistematikisht, në vende-lokacione dhe momente të ndryshme kohore e ka detyruar që të shikoj materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij”.

Ai dyshohet edhe se e ka sulmuar gruan e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM SEKSUAL- Ferizaj / 17.01.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari m/k  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës f/k, të cilën dyshohet se sistematikisht, në vende-lokacione dhe momente të ndryshme kohore e ka detyruar që të shikoj materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij. I dyshuari po ashtu dyshohet se e ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistimit ka mohuar pretendimet e viktimës, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement