Banka Botërore: Kosova me rritje ekonomike ndër më të shpejtat në Ballkanin Perëndimor për vitin 2026 - Gazeta Express
string(100) "banka-boterore-kosova-me-rritje-ekonomike-nder-me-te-shpejtat-ne-ballkanin-perendimor-per-vitin-2026"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 7:20

Banka Botërore: Kosova me rritje ekonomike ndër më të shpejtat në Ballkanin Perëndimor për vitin 2026

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 7:20

Kosova pritet të shënojë një rritje ekonomike prej 3.8 për qind në vitin 2026, duke u renditur ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit Global Economic Prospects të Bankës Botërore, të publikuar në janar 2026.

Sipas projeksioneve të Bankës Botërore, vetëm pak vende në rajon arrijnë norma të ngjashme rritjeje. Shqipëria parashikohet të ketë rritje prej 3.5 për qind, Mali i Zi 3.2 për qind, Maqedonia e Veriut 3.0 për qind, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia pritet të arrijnë rritje prej 3.0 për qind secila në vitin 2026.

Për vitin 2027, Kosova parashikohet të vazhdojë trendin pozitiv me një rritje prej 3.9 për qind, duke mbetur lider në rajon sipas projeksioneve aktuale. Këto shifra reflektojnë pritshmëritë për stabilitet ekonomik, rritje të konsumit dhe investimeve, si dhe përmirësim gradual të aktivitetit ekonomik.

Raporti thekson se, megjithëse rajoni përballet me sfida të përbashkëta ekonomike dhe gjeopolitike, Kosova dhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor pritet të ruajnë norma solide të rritjes në vitet në vijim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement