Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash - Gazeta Express
string(97) "arrestohen-dy-persona-te-dyshuar-per-vjedhje-te-parave-nga-aparatet-e-pagesave-per-larje-veturash"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 21:58

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 21:58

Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, pas një pune hetimore kanë arritur të identifikojnë gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rënda, dy prej të cilëve i kanë arrestuar.

Personat e dyshuar:

“B.B. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës dhe D.O. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës, dyshohet se janë të përfshirë në së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda”, njofton policia.

Sipas policisë, bëhet fjalë “për vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash (vetëshërbim), vjedhje të rënda këto që janë raportuar kryesisht në rajonin e Prishtinës”.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit janë “në kërkim të edhe katër personave të tjerë të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement