Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, Policia thekson se do të vazhdoj “me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.