Drejtori i AKI-së shkon në KOSTT, me u.d kryeshefin flasin për parandalimin e rreziqeve të sabotimit e sigurinë elektroenergjetike - Gazeta Express
string(129) "drejtori-i-aki-se-shkon-ne-kostt-me-u-d-kryeshefin-flasin-per-parandalimin-e-rreziqeve-te-sabotimit-e-sigurine-elektroenergjetike"

Gazeta Express

15/01/2026 10:54

Drejtori i AKI-së shkon në KOSTT, me u.d kryeshefin flasin për parandalimin e rreziqeve të sabotimit e sigurinë elektroenergjetike

Gazeta Express

15/01/2026 10:54

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Shaban Neziri, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Në një komunikatë për media, KOSTT tha se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë strategjike të sektorit energjetik, infrastrukturën kritike të KOSTT-it, planet zhvillimore, si dhe për çështjet e sigurisë shtetërore që lidhen me mbrojtjen dhe funksionimin e qëndrueshëm të infrastrukturës vitale.

KOSTT tha se ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional për “identifikimin dhe adresimin e rreziqeve që mund të prekin sigurinë e Kosovës, me fokus të veçantë te kërcënimet ndaj infrastrukturës vitale”.

“Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e parandalimit dhe trajtimit të rreziqeve të sabotimit dhe cenimeve të sigurisë që mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit elektroenergjetik”.

Në kuadër të vizitës, u prezantua nga afër puna dhe roli i KOSTT-it për sigurinë e sistemit elektroenergjetik, si dhe masat dhe kapacitetet që kontribuojnë në stabilitetin dhe besueshmërinë e rrjetit, shtoi KOSTT.

“KOSTT vlerëson se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për shkëmbimin e informatave, koordinimin e masave parandaluese dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës të infrastrukturës kritike, duke siguruar reagim të koordinuar dhe qëndrueshmëri më të lartë përballë sfidave të sigurisë. KOSTT e vlerëson lart këtë vizitë si dëshmi e angazhimit të përbashkët për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës energjetike në Republikën e Kosovës”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement