Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale - Gazeta Express
string(50) "alban-zogaj-ldk-nuk-eshte-parti-e-rrjeteve-sociale"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 7:26

Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale

Lajme

Gazeta Express

15/01/2026 7:26

LDK nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj.

Kështu ka deklaruar Alban Zogaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Më tutje Zogaj thotë se çdo përpjekje për ta imponuar largimin e kryetarit përmes presionit publik, fyerjeve apo fushatave të orkestruara është e rrezikshme për LDK-në dhe për demokracinë e saj të brendshme.

Postimi i plotë:

LDK nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj. Lumir Abdixhiku e ka ofruar dorëheqjen në mënyrën më korrekte dhe më demokratike, në Kuvendin e LDK-së, aty ku merren vendimet. Kjo është sjellje institucionale dhe e përgjegjshme.

Çdo përpjekje për ta imponuar largimin e kryetarit përmes presionit publik, fyerjeve apo fushatave të orkestruara është e rrezikshme për LDK-në dhe për demokracinë e saj të brendshme.

LDK ka nevojë për reflektim, analizë dhe unitet, jo për linçim dhe përçarje. Vendimet i merr Kuvendi i LDK-së. Ashtu siç duhet në një parti serioze.

Advertisement
Advertisement
Advertisement