Inaugurimi i ‘Kub Francë Shkodër’ në Muzeun Marubi - Gazeta Express
string(48) "inaugurimi-i-kub-france-shkoder-ne-muzeun-marubi"

Arte

Gazeta Express

14/01/2026 16:30

Inaugurimi i ‘Kub Francë Shkodër’ në Muzeun Marubi

Arte

Gazeta Express

14/01/2026 16:30

Në Muzeun Marubi është inauguruar ‘Kub France Shkodër’, një hapësirë e re kulturore digjitale që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor francez-shqiptar. Kjo iniciativë, pjesë e projektit strategjik KitKubiK, drejtohet nga KubFranceTirana, operator i Ambasadës Franceze në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Muzeun Marubi.

Kub France Shkodër sjell për herë të parë në një muze në Shqipëri përvoja kulturore immersive përmes teknologjive të realitetit virtual (VR) dhe platformës Micro-Folie, duke ofruar akses në mijëra vepra arti të dixhituara nga institucione prestigjioze kulturore ndërkombëtare, si dhe përmbajtje të kuruara të trashëgimisë dhe artit francez.

Kjo hapësirë synon të jetë një qendër dinamike për fëmijë dhe të rinj, studentë frankofonë, entuziastë të teknologjisë 💡dhe komunitetin e gjerë të Shkodrës, duke nxitur edukimin kulturor, inovacionin dhe dialogun ndërkulturor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement