Këtë të premte, me 16 janar prej orës 19:30 Lumbardhi vazhdon në Doku Kino për shfaqjen e dytë të programit “Lisbonë e Përtej” të klubit të filmit Kinemaja e Zgjeruar.
Kësaj radhe shkojmë Burma, në vitin 1917 dhe do të njihemi me Edwardin, një nëpunës civil i Perandorisë Britanike, e që merr një vendim të madh për ta lënë dashurën e tij për t’iu dhënë një odiseje të gjatë nëpër Azi. Molly, e dashura e tij, vijon t’ia ndjekë hapat ndërsa rrugëtimet e tyre fillojnë t’i përngjajnë një loje pa mbarim.