"Shtëpia e arbëreshëve" do ngrihet në Prishtinë - Gazeta Express
string(45) "shtepia-e-arberesheve-do-ngrihet-ne-prishtine"

Arte

Gazeta Express

14/01/2026 14:51

“Shtëpia e arbëreshëve” do ngrihet në Prishtinë

Arte

Gazeta Express

14/01/2026 14:51

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi dje se, kryeqyteti i Kosovës do të ketë një “shtëpi të arbëreshëve”.

“Arbëreshët nuk janë thjesht kujtesë e së shkuarës, por frymëzim për të ardhmen, shembull i rrallë i dashurisë për gjuhën, rrënjët dhe dinjitetin”, u shpreh Përparim Rama dhe si të tillë, ata e meritojnë të kenë në Prishtinë një hapësirë ku historia nuk harrohet, por jeton.

Kryekomunari Rama priti në një takim, drejtuesen e projektit “Made in Arbëria”, Geri Ballo, si edhe aktivisten arbëreshe Lucia Martino, të cilat i propozuan atij realizimin e një ëndrre: Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë, një vend ku gjuha e kultura arbëreshe të jetojë për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe këdo që do të dojë ta njohë.

Duke e pranuar propozimin, Rama u shpreh se në këtë shtëpi do të bashkohen arti, kultura, vlerat shpirtërore dhe gastronomia arbëreshe.

“Kryeqyteti e ndjen për nder dhe përgjegjësi të jetë strehë e kësaj trashëgimie fisnike”, u shpreh kryetari i komunës Prishtinë. /TemA

Advertisement
Advertisement
Advertisement