Prishtina pa rrymë – Pësojnë bizneset - Gazeta Express
string(35) "prishtina-pa-rryme-pesojne-bizneset"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 12:32

Prishtina pa rrymë – Pësojnë bizneset

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 12:32

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”. /EO

Advertisement
Advertisement
Advertisement