Policia gjen targa veturash pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, fton pronarët t’i marrin në stacionin e Graçanicës - Gazeta Express
string(120) "policia-gjen-targa-veturash-pas-vershimeve-ne-rrugen-prishtine-ferizaj-fton-pronaret-ti-marrin-ne-stacionin-e-gracanices"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 11:27

Policia gjen targa veturash pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, fton pronarët t’i marrin në stacionin e Graçanicës

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 11:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku ka pasur vërshime, janë gjetur tabela të veturave të cila edhe janë dorëzuar në stacionin policor në Graçanicë.

Policia i ka bërë thirrje pronarëve që të paraqiten në stacion dhe t’i marrin ato.

Njoftimi:

Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime,  në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve,  të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.

Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.

Faleminderit për bashkëpunim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement