KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë elektrike: KESCO nuk po mundëson balanca për mbulimin e nevojave - Gazeta Express
string(80) "kostt-paralajmeronreduktime-te-energjise-elektrike-kesco-nuk-po-mundeson-balanca"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 23:37

KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë elektrike: KESCO nuk po mundëson balanca për mbulimin e nevojave

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 23:37

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOST), ka njoftuar se për shkak të nominimeve të pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO, Zona e Kontrollit po përballet me jo-balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, që në orë të caktuara tejkalojnë 200 MW.

Sipas KOSTT, Kjo situatë po rrit rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të ndikojë negativisht edhe në rrjetin interkonektiv evropian, duke vendosur nën presion Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E.

Kështu KOSTT, thotë se është i detyruar të aplikojë reduktime të ngarkesës sipas nevojës.

Njoftimi i plotë:

𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐨𝐣ë 𝐧𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬ë𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭

Njoftojmë opinionin publik se, si rezultat i nominimeve të pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO për mbulimin e nevojave të konsumit, sot (13 janar 2026) dhe nesër (14 janar 2026), Zona e Kontrollit e KOSTT-it është duke operuar me jo balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 MW.

KOSTT, në përputhje me rolin e tij si operator i sistemit dhe i tregut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit si dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e sistemit. Megjithatë, për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar.

Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.

Në këto rrethana, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit, KOSTT është i detyruar të aplikojë kufizimin e ngarkesës (reduktime), sipas nevojës dhe në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative.

Me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement