SHSKUK njofton vdekjen e zyrtares administrative - Gazeta Express
string(48) "shskuk-njofton-vdekjen-e-zyrtares-administrative"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 18:14

SHSKUK njofton vdekjen e zyrtares administrative

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 18:14

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë njofton lajmin për ndarjen nga jeta të Mevlude Nesushta, Zyrtare Administrative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ndarja e saj nga jeta është humbje e madhe për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Mevludja do të kujtohet për përkushtimin, korrektësinë dhe sjelljen e saj shembullore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

“Në këto momente të dhimbshme, QKUK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët, duke iu dëshiruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement