Takimi rrjetëzimi me producentë nga Los Angeles - Gazeta Express
string(47) "takimi-rrjetezimi-me-producente-nga-los-angeles"

Arte

Gazeta Express

13/01/2026 15:51

Takimi rrjetëzimi me producentë nga Los Angeles

Arte

Gazeta Express

13/01/2026 15:51

Më 14 janar, nga ora 17:00, në Kino Armata do të zhvillohet një takim mes producentëve nga Los Angeles dhe Qendrës Kienmatografike të Kosovës.

Kosova do të vizitohet nga 7 producentë nga Los Angeles, të cilët po shqyrtojnë Ballkanin si rajon për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike. Kjo vizitë ka për qëllim njohjen me potencialin që ofron Kosova për prodhime ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj vizite, do të organizohet një takim rrjetëzimi me qëllim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.

Të gjithë producentët e regjistruar në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement