Sot promovohet libri monografik “Shani Pallaska – Emblemë e një epoke” - Gazeta Express
string(66) "sot-promovohet-libri-monografik-shani-pallaska-embleme-e-nje-epoke"

Arte

Gazeta Express

13/01/2026 14:36

Sot promovohet libri monografik “Shani Pallaska – Emblemë e një epoke”

Arte

Gazeta Express

13/01/2026 14:36

Monografia “Shani Pallaska – Emblemë e një epoke”, kushtuar rrugëtimit jetësor dhe krijimtarisë së njërit prej figurave më të rëndësishme të skenës së artit shqiptar, do të promovohet të martën, më 13 janar 2026, prej orës 19:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Nga fillimet e tij të para, e deri te shfaqjet, intervistat, filmografia, radiodramat dhe çmimet, kjo monografi dokumenton më për së afërmi zhvillimin personal dhe profesional të artistit që dukshëm i ka shtuar vlera trashëgimisë artistike të vendit.

I ndarë në disa kapituj, ky rrëfim është poashtu i pasuruar me intervista me artistë që janë inspiruar nga puna dhe personaliteti i tij, si dhe nga një numër i madh fotografish nga periudha të ndryshme të jetës së tij.

Ceremonia e promovimit të monografisë meton që në mbrëmjen e 13 janarit të shpërfaqë në mënyrën më të strukturuar dhe cilësore punën e bërë për publikimin e këtij libri para familjarëve, miqve, artistëve si dhe dashamirësve të artit.

Kjo monografi është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Rockefeller Brothers Fund dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement