Raportohet për therje me thikë të një 16-vjeçari në Gjakovë - Gazeta Express
string(59) "raportohet-per-therje-me-thike-te-nje-16-vjecari-ne-gjakove"

Gazeta Express

13/01/2026 14:08

Raportohet për therje me thikë të një 16-vjeçari në Gjakovë

Gazeta Express

13/01/2026 14:08

Një person i moshës rreth16 vjeç është therur me thikë në Gjakovë. I mituri po trajtohet në Emergjencën e Gjakovës, ka raportuar mediumi lokal “Syri TV”.

Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, sipas mjekëve, ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Mjekët nga Emergjenca e Spitalit të Gjakovës bëjnë të ditur se i mituri ka pësuar lëndime në shpinë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe se gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e rëndë, raportoi ky medium.

Advertisement
Advertisement
Advertisement