Kapet sasi e madhe e cigareve tek shtetasi serb i cili arrestohet - Gazeta Express
string(65) "kapet-sasi-e-madhe-e-cigareve-tek-shtetasi-serb-i-cili-arrestohet"

Maqedoni

Gazeta Express

13/01/2026 12:48

Kapet sasi e madhe e cigareve tek shtetasi serb i cili arrestohet

Maqedoni

Gazeta Express

13/01/2026 12:48

Doganierët në pikën kufitare të Dojranit zbuluan dhe parandaluan një përpjekje të kontrabandimit të 5,050 kuti cigaresh dhe cigare elektronike me vlerë tetë milionë denarë.

Inspektorët e Departamentit të Hetimeve, në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, privuan shtetasin e dyshuar serb, shoferin e kamionit, kundër të cilit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” dhe “falsifikim dokumenti”, të dënueshme sipas Kodit Penal.

Krimi u zbulua në dalje nga pika kufitare e Dojranit, kur doganierët, duke zbatuar teknika të avancuara operative kryen një kontroll të kamionit i cili ishte raportuar si bosh. Gjatë inspektimit të detajuar, u zbulua një bunker i ndërtuar posaçërisht me një ndarje ku u zbuluan 101 pako cigaresh dhe cigare elektronike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement