Maqedonci e nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it, flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së - Gazeta Express
string(100) "maqedonci-e-nis-diten-me-takim-me-komandantin-e-kfor-it-flasin-per-forcimin-e-kapaciteteve-te-fsk-se"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 10:25

Maqedonci e nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it, flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 10:25

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO.

Advertisement
Advertisement
Advertisement