Tahiri: Ndërhyrja amerikane e ndali luftën në Kosovë, sa për OKB’në lufta do të vazhdonte - Gazeta Express
string(86) "tahiri-nderhyrja-amerikane-e-ndali-luften-ne-kosove-sa-per-okbne-lufta-do-te-vazhdonte"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 10:22

Tahiri: Ndërhyrja amerikane e ndali luftën në Kosovë, sa për OKB’në lufta do të vazhdonte

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 10:22

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Iran.

Ajo ka bërë me dije se luftën në Kosovë e ka ndalur ndërhyrja amerikane.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se sa për OKB-në lufta e Kosovës nuk do të ishte ndalur.

“Derisa Trumpi po behet gati te nderhyje ne Iran per te parandaluar vrasjen e protestuesve qe kerkojne demokraci, Gutteres, Sekretari i OKB u shprehe i tronditur me fjale jo me nderhyrje – sikur te mos ishte nderhyrja amerikane per ndaljen e luftes ne Kosove, sa per OKB-ne lufta nuk do te ndalej, edhe perkunder tre rezolutave te Keshillit te Sigurimit qe lejonin nderhyrjen per ndaljen e luftes ne Kosove – kjo eshte nje nder aresyet kryesore pse duhet te ndryshoj rendi boteror..”, ka shkruar Tahiri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement