Paria e AAK dhe Jetmir Tofaj i VV-së e festojnë zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal - Gazeta Express
string(90) "paria-e-aak-dhe-jetmir-tofaj-i-vv-se-e-festojne-zgjedhjen-e-kryesuesit-te-kuvendit-komunal"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 23:46

Paria e AAK dhe Jetmir Tofaj i VV-së e festojnë zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 23:46

Jetmir Tolaj nga Lëvizja Vetëvendosje, është parë në shoqëri të zyrtarëve të AAK-së në Junik. I cili nga bashkëpartiaku i tij Lulzim Gacaferi po akuzohet se me “zemër është për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”.

Pamje ka publikuar Reporteri.net, pamjet mund t’i shihni këtu:

Asambleisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi, ka akuzuar kryetarin e qendrës së VV-së në Junik, Jetmir Tofajn, se është i lidhur dhe i infiltruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas Gacaferit, ndonëse Tofaj vepron nën logon e Lëvizjes Vetëvendosje, me “zemër dhe shpirt” i përket AAK-së dhe “veprimet e tij janë në dëm të drejtpërdrejtë të VV-së në Junik”.

Ai i ka bërë thirrje qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë që të ndërmarrë masa konkrete, përfshirë largimin e kryetarit aktual të qendrës në Junik nga strukturat e partisë, shkruan Reporteri.net.

“I bëj thirrje qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë që ta marrë seriozisht këtë çështje dhe ta largojë nga LVV-ja kryetarin e qendrës në Junik. Ai nuk po i shërben Vetëvendosjes, por po e saboton atë dhe po i shkakton dëm të madh LVV-së në Junik. Mbi të gjitha, është humbës i përsëritur dhe humbës i keq në zgjedhje. Sot, së bashku me një asambliste tjetër, ka votuar AAK-në”, ka shkruar Gacaferi.

Në reagimin e tij, Gacaferi ka përmendur edhe deklaratat e mëhershme të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ato deklarata janë harruar nga ata që sot, sipas tij, po veprojnë në interes të AAK-së brenda strukturave të VV-së. Ai këto reagime i ka bërë pasi dy asambleistët e VV-së kanë votuar kryesuesin nga radhët e AAK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement