Gërvalla pozicionohet për zhvillimet në Iran: Regjim i frikësuar, i bëjmë thirrje t'i japin fund dhunës - Gazeta Express
string(100) "gervalla-pozicionohet-per-zhvillimet-ne-iran-regjim-i-frikesuar-i-bejme-thirrje-ti-japin-fund-dhunes"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 23:08

Gërvalla pozicionohet për zhvillimet në Iran: Regjim i frikësuar, i bëjmë thirrje t’i japin fund dhunës

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 23:08

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dalë me pozicionim për protestat në Iran.

Ajo në emër të Kosovës i ka dhënë mbështetje dhe solidaritet popullit të Iranit për protestat kundër pushtetit në Iran.

Ajo ka thënë se çdo dhunë ndaj protestuesve dhe çdo përdorim joproporcional i forcës është i papranueshëm.

“Republika e Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Iranit, ndërsa ata kërkojnë në mënyrë paqësore një të ardhme të ndërtuar mbi lirinë, dinjitetin dhe të drejtat themelore. Çdo dhunë kundër demonstruesve paqësorë dhe çdo përdorim joproporcional i forcës është i papranueshëm. Mbyllja e internetit për të heshtur qytetarët vetëm sa ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet. Në përputhje me qëndrimet e qarta të SHBA-së dhe BE-së, ne i nxisim autoritetet iraniane të ndalojnë represionin, të respektojnë të drejtat për tubim paqësor dhe shprehje të lirë, si dhe të sigurojnë përgjegjësi për abuzimet”, thuhet në deklaratë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement