Arrestohet nga Policia e Kosovës i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria - Gazeta Express
string(97) "arrestohet-nga-policia-e-kosoves-i-kerkuari-me-urdherarrest-nderkombetar-te-leshuar-nga-shqiperia"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 20:41

Arrestohet nga Policia e Kosovës i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 20:41

Sot Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe në koordinim me Stacionin Policor-Malishevë, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar shtetas kosovar.

“I dyshuari përmes INTERPOL-it ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, për tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të cilat janë të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i lartcekuri dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat përkatëse ligjore”, konfirmon policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement