“Haram ju qoftë,sa shumë ju kam lutur pë babin” – Nushi tregon si e mori lajmin për arrestimin e zyrtarëve të BSK-së - Gazeta Express
string(111) "haram-ju-qoftesa-shume-ju-kam-lutur-pe-babin-nushi-tregon-si-e-mori-lajmin-per-arrestimin-e-zyrtareve-te-bsk-se"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 18:24

“Haram ju qoftë,sa shumë ju kam lutur pë babin” – Nushi tregon si e mori lajmin për arrestimin e zyrtarëve të BSK-së

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 18:24

Paulina Nushi ka rrëfyer me emocione të forta momentin kur mori lajmin për arrestimin e zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BSK), pikërisht në kohën kur ajo po kërkonte kompensim për babain e saj të aksidentuar rëndë, i cili sot jeton në karrocë invalidore.

“Haram ju qoftë… sa shumë ju kam lutur BSK-së”, ka thënë ajo, duke shtuar se ndërkohë që familja e saj po përballej me dhimbje, shpenzime dhe pritje të pafundme për drejtësi, doli se në BSK po hetoheshin keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Sipas saj, personat e arrestuar ishin pikërisht ata drejtues me të cilët familja kishte pasur komunikim të drejtpërdrejtë gjatë përpjekjeve për kompensim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement