Javën e kaluar Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, pezulloi 9 patentë shoferë - Gazeta Express
string(86) "javen-e-kaluar-policia-ne-ferizaj-shqiptoi-mbi-1-mije-gjoba-pezulloi-9-patente-shofere"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 11:22

Javën e kaluar Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, pezulloi 9 patentë shoferë

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 11:22

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 546 gjoba dhe ka pezulluar 9  patentë shoferë.

Po ashtu janë raportuar 38 aksidente, ku janë lënduar 41 persona.

Komunikata e plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11/01/2026, janë shqiptuar 1.546 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 9 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 38 aksidente, nga të cilat:

–  21 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 41 persona

–  17 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

– Stacionit më të afërt policor

– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

Advertisement
Advertisement
Advertisement