Klikoi në një link dhe përditësoi të dhënat bankare, gruas në Prishtinë 'i zhduken' mijëra euro nga kartelat - Gazeta Express
string(105) "klikoi-ne-nje-link-dhe-perditesoi-te-dhenat-bankare-gruas-ne-prishtine-i-zhduken-mijera-euro-nga-kartelat"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2026 8:46

Klikoi në një link dhe përditësoi të dhënat bankare, gruas në Prishtinë ‘i zhduken’ mijëra euro nga kartelat

Lajme

Gazeta Express

11/01/2026 8:46

Një grua ka raportuar se ka pranuar një mesazh ku i kërkohej përditësimi i të dhënave bankare dhe pasi ka klikuar në një link dhe ka përditësuae të dhënat, nga kartelat bankare i janë marrë para.

“LËSHIMI I ÇEQEVE PA MBULESË OSE TË RREMË DHE KEQPËRDORIMI I KARTELAVE TË BANKËS APO TË KREDITIT

Prishtinë / 10.01.2026 – 20:01. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin kërkohej që ti përditësonte të dhënat bankare përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj. Ankuesja ka klikuar në linkun që e kishte pranuar në mesazh dhe kishte përditësuar të dhënat. Pas pak minutash ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para (€uro) si dhe nga kartela e firmës janë marrë (mijëra euro). Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”

Advertisement
Advertisement
Advertisement