Mendimi për motin: Edhe nesër reshje bore, më pas acar - Gazeta Express
string(52) "mendimi-per-motin-edhe-neser-reshje-bore-me-pas-acar"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 22:12

Mendimi për motin: Edhe nesër reshje bore, më pas acar

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 22:12

Ditën e diel reshjet e borës vazhdojnë lokalisht kohëpaskohe, e më vonë pjesëve perëndimore të vendit vranësirat shpërndahen. Temperaturat mbesin në vlera negative ndërmjet -5C e -2C. 

Të hënën acar, me minimale që zbresin deri në -11C, ndërsa maksimalet arrijnë vetëm në -4C e -2C.

Pjesëve perëndimore do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa pjesëve lindore vranësira e mundësi për reshje të dobëta bore kohëpaskohe. Të martën dominojnë vransirat, ndërkohë që maksimalet shënojnë një rritje të lehtë në 0C e 2C.

Të hënën frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 3-8m/s, ndërsa nga dita e martë ndryshojnë drejtimin në krahun jugor, e frynë të lehta 1-4m/s, njofton Mendimi për Motin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement