Lladrovci fton qytetarët të respektojnë udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë - Gazeta Express
string(85) "lladrovci-fton-qytetaret-te-respektojne-udhezimet-per-ndalim-qarkullimi-ne-disa-rruge"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 18:14

Lladrovci fton qytetarët të respektojnë udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 18:14

Vërshimet në komunën e Drenasit kanë shkaktuar dëme në prona, biznese dhe infrastrukturën rrugore, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët të respektojnë udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Të nderuar qytetarë, respektoni udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë!

Qytetarë të nderuar, mos kaloni kah “Ura e Senikëve” në drejtimin që lidh fshatrat Korroticë e Poshtme dhe Shtrubullovën për shkak të gërryerjes së bazës së saj nga ujërat dhe dëmtimit të rrugës që lidh këtë aks rrugor.

“Ura e Senikëve” nuk është e sigurt dhe paraqet rrezik. Ju lutemi të shfrytëzoni rrugën në drejtim të fshatit Llapushnik – Krajkovë – Damanek – Baicë -Çikatovë e Re.

Personat që nuk respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet do ta bartin vetë përgjegjësinë. Policia e ka të pamundur të jetë e pranishme në secilën pikë.

Rruga Drenas – Komoran kalohet me vështirësi. Aktualisht mbesin të pakalueshme këto rrugë:

Drenas – Guri i Plakës, Drenas – Kroi i Mbretit, Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe Rruga që lidh Komorani 1 me Komoranin 3.

Falënderojmë Njësinë e Zjarrfikësve, Policinë dhe qytetarët të cilët janë duke ndihmuar në ballafaqimin me këtë fatkeqësi natyrore.

Dalja në rrugë kërkon kujdes të shtuar dhe është e obligueshme respektimi i ndalimit të qarkullimit kur vendi është i ndërprerë me shirit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement