Të dyshuarit për spiunazh Fatmir Sheholli i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj - Gazeta Express
string(82) "te-dyshuarit-per-spiunazh-fatmir-sheholli-i-vazhdohet-paraburgimi-edhe-per-dy-muaj"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 14:25

Të dyshuarit për spiunazh Fatmir Sheholli i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Lajme

Gazeta Express

10/01/2026 14:25

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, për dy muaj.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 09.01.2026 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”.

Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi të pandehurit F.SH. i llogaritet prej datës 09.01.2026 deri me datë 09.03.2026.

Sheholli u arrestua për spiunazh në tetor të vitit që shkoi./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement