Vance: Evropa duhet ta marrë seriozisht sigurinë e Grenlandës - Gazeta Express
string(60) "vance-evropa-duhet-ta-marre-seriozisht-sigurine-e-grenlandes"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 7:28

Vance: Evropa duhet ta marrë seriozisht sigurinë e Grenlandës

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 7:28

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka kërkuar nga aleatët evropianë ta marrin më seriozisht sigurinë e Grenlandës, pasi përndryshe “SHBA-ja duhet të bëjë diçka për këtë”, transmeton agjencia “AP”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripërsëritur interesimin për Grenlandën. Ai ka thënë se SHBA-ja dëshiron ta blejë, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë nuk është përjashtuar edhe një ndërhyrje ushtarake për ta marrë nën kontroll territorin. Vance tha se zgjidhja përfundimtare do të mbetet te presidenti i SHBA-së, ndërsa diplomacia vazhdon. Ai ka thënë se Grenlanda është jetime për mbrojtjen e SHBA-së dhe botës kundër sulmeve raketore ruse e kineze.

Grenlanda është një territor vetëqeverisës i Danimarkës dhe kështu është pjesë e aleancës ushtarake NATO.

Burime të “AP” kanë thënë se këshilltarët e Trumpit janë takuar në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarit e Danimarkës dhe Grenlandës

Advertisement
Advertisement
Advertisement