Instituti Albanologjik boton monografinë shkencore të Adelinë Selmanit - Gazeta Express
string(70) "instituti-albanologjik-boton-monografine-shkencore-te-adeline-selmanit"

Arte

Gazeta Express

08/01/2026 15:39

Instituti Albanologjik boton monografinë shkencore të Adelinë Selmanit

Arte

Gazeta Express

08/01/2026 15:39

Instituti Albanologjik-Prishtinë boton monografinë shkencore “Onomatopeja dhe pasthirrma në gjuhën shqipe” të studiueses së re kosovare, por me formim të lavdërueshëm nga fusha e linguistikës shqipe, Dr. Adelinë Selmani. Ajo është punonjëse shkencore në Institutin Albanologjik, gjegjësisht hulumtuese e pavarur në Degën e Gjuhësisë-IAP.

Studiuesi dhe profesori universitar, Dr. Rrahman Paçarizi, për librin shkencor të Dr. Selmanit thotë se “është punimi më i thelluar dhe më gjithëpërfshirës për këto dy lloje fjalësh të shqipes, si për nga qasja shteruese teorike, ashtu edhe për nga korpusi i trajtuar dhe ai i nxjerrë dhe i analizuar”, ndërsa studiuesi, linguisti dhe këshilltari shkencor në IAP, Dr. Naim Berisha, thekson se monografia e Adelinë Selmanit “është një studim i gjithanshëm mbi dy kategori gjuhësore që deri më tani nuk janë trajtuar mjaftueshëm në studimet shqiptare. Autorja e ndërthur analizën teorike me atë empirike, duke i vendosur onomatopetë dhe pasthirrmat në qendër të një diskutimi që prek deri te themelet e origjinës së gjuhës, strukturën fonologjike dhe aftësinë fjalëformuese të shqipes.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement